Lajm i mirë për të gjithë tifozët e Kukësit. Klubi verilindor ka dalë me një njoftim në lidhje me stadiumin e ri. Punimet do të nisin të hënën e 5 gushtit, ditë në të cilën do të inaugurohet fillimi i ndërtimit të impiantit të shumëpritur nga populli kuksian.
Nënkampionët i ftojnë të gjithë të marrin pjesë në ceremoni. Fusha do të jetë me bar natyral, stadiumi do të ketë një kapacitet prej 8 mijë vendesh dhe do të kushtojë 5 milionë euro.
Njoftim i Klubit!
Ditën e hënë, me datë 5 Gusht 2019, nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit të Kukësit. Presidenti i Futboll Klub Kukësit, njëkohësisht dhe kreu i sapozgjedhur i bashkisë Kukës, Safet Gjici do të inagurojë fillimin e ndërtimit të impantit të ri sportiv, fusha e të cilit do të jetë me bar natyral, standarte europiane si dhe kapacitet deri në 8 mijë shikues, duke plotësuar kështu elementët për të zhvilluar në këtë stadium ndeshjet ndërkombëtare.
Një fond prej 5 mln eurosh në një bashkëpunim mes Qeverisë shqiptare dhe FSHF-së, do të mundësojë ndërtimin e këtij impianti brenda një viti. Ftojmë Median, ish-sportistë, tifozët dhe dashamirësit e Fk Kukësit të marrin pjesë në ceremoninë e inagurimit të kësaj vepre mjaft të rëndësishme sportive! Klubi ynë e ka vuajtur mungesën e një stadiumi të tillë, sidomos këtë sezon futbollistik, gjë që ndikoi dhe në rezultate, pasi loja në prani të tifozërisë është më rezultative.
Parashikohet që të punohet me ritme të larta dhe pas një viti ekipi t’i rikthehet qytetit dhe tifozërisë që e ka ndjerë mungesën e tij. Gjatë 7 sezoneve futbollistike në Kategorinë Superiore, skuadra jonë ka arritur të sigurojë pjesëmmarjen në kupat e Europës. Në arenën kombëtare ka arritur të fitojë një herë titullin Kampion dhe dy herë Kupën e Shqipërisë.