Njihuni me shortin e hedhur për Kategorinë e Parë, gjendet edhe shpjegimi i formulës për sezonin e ri

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka hedhur ditën e sotme shortin e Kategorisë së Parë për sezonin 2022-2023. Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 14 klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni, të cilët kanë mësuar nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij edicioni. Kategoria e parë do të zgjasë 26 javë dhe pas përfundimit të dy fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë do të ngjiten automatikisht në Abissnet Superiore. Skuadrat e renditura nga vendi 3-të deri në vendin e 6-të do të jenë pjesë e fazës play-off për të përcaktuar skuadrën që do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Abissnet Superiore.

Skuadrat e renditura në vendin e 11,12, 13 dhe të 14 do të zbresin në Kategorinë e Dytë. Ndërsa, skuadrat e renditura në vendin e 9 dhe 10 do të luajnë ndeshje finale play-out me skuadrat fituese të play-off të Kategorisë së Dytë Grupi  A & B, ku  vendi i 9 i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me ekipin fitues të play-off të Grupit “A” të Kategorisë së Dytë në një fushë asnjanëse, ndërsa skuadra e renditur në vendin e 10-të do të luajë ndeshje play-off me një takim me skuadrën fituese të play-off të Grupit B të Kategorisë së Dytë.

https://fshf.org/wp-content/uploads/2022/08/Kalendari-Kategorise-se-Pare-sezoni-22-23.pdf

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *