Njihet vetëm për gafa, Lovren refuzoi Milanin: Kam fituar “Champions”, bëj gjëra të mëdha

Dejan Lovren nuk ka dëshiruar të largohet nga Liverpool, edhe pse minutat për të në ekip janë të pakta. Pavarësisht mungesës së aktivizimit, ofertat në drejtim të kroatit nuk kanë munguar. Është vetë qendërmbrojtësi që ka konfirmuar se e kërkonin në Itali gjatë verës, më konkretisht Milani dhe Roma. Pavarësisht minutave të pakta dhe gafave që ka kryer në ndeshjet kur është aktivizuar, Lovren tregon një vlerësim të lartë për veten. Futbollisti ka vendosur të mos transferohet, duke u shprehur se nuk e meriton të huazohet për të treguar aftësitë e tij, ndërsa shton se ka bërë gjëra të mëdha në futboll dhe se Klop ia kishtë nevojën.

“Milani më kontaktoi, por edhe Roma ka insistuar. Gjithsesi negociatat nuk ishin të suksesshme. Nuk dua të shkoj askund për t’i treguar dikujt kush jam dhe si luaj: Jam një profesionist, kam fituar Ligën e Kampionëve dhe medalje argjendi në Kupën e Botës, kam bërë gjëra të mëdha në futboll dhe nuk e meritoj të huazohem.

Dy vite më parë firmosa një kontratë 4-vjeçare, shijova çdo moment dhe kjo nuk do të ishte e mundur në një klub tjetër. Klop më tha se mund të largohesha nëse do të gjeja një ekip të ri, por gjithashtu kishte nevojë për mua.”, ka thënë Lovren./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online