Njeriu që thyen çdo rregull në futboll/ “Rinia e dytë“ i sjell edhe Kombëtaren, çfarë sezoni fantastik për Ibrahimoviç

Zllatan Ibrahimoviç po përjeton një “rini të dytë“ me skuadrën e Milanit, ku i është rikthyer shkëlqimit të dikurshëm. Gjiganti i sulmit ka sjellë një tjetër mentalitet te kuqezinjtë që me mbërritjen e tij në janar, duke i shndërruar tërësisht në fushën e lojës. Sezoni i ri ka nisur në mënyrë fantastike për Ibrën, që është kthyer në një goleador dhe udhëheq listën e golashënuesëve të Serie A, pavarëisht moshës 39-vjeçare.

Por kjo “rini e dytë“ i ka sjellë sërish Kombëtaren, që është një arritje më vete për suedezin, i cili nuk di të ndalet së thyeri të gjitha rregullat e futbollit. Ky i fundit i dha sinjalet e tij pak javë më parë, ku shpërndau në rrjetet sociale një foto të tijën me fanellën e Suedisë, teksa shkruante: “Kohë e gjatë pa u parë“.

Ndërkohë mediat italiane bëjnë me dije se trajneri i Kombëtares nordike, së bashku me sekretarin e Federatës Suedeze të Futbollit kanë udhëtuar ditën e djeshme në Milano, ku janë takuar me Zllatan Ibrahimoviç. Tema e diskutimit ka qenë pikërisht rikthimi i 39-vjeçarit me fanellën e verdhë, gjë e cila pritet të ndodhë së shpejti.

“Pasi Zllatani e la të hapur rikthimin e tij në ekipin kombëtar na u duk me rëndësi dhe e duhur që të takoheshim dhe ta diskutonim sa më shpejt të ishte e mundur. Jam i lumtur që e pamë njëri-tjetrin kaq shpejt. Takimi ishte pozitiv. Ne ramë dakort që do të vazhdojmë dialogun në muajt e ardhshëm“, ka zbuluar trajneri i Kombëtares së Suedisë, Anderson, për “Svenskfotboll.se“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online