Koincidenca që nuk po lihet pa shpjegime, Maradona ndërroi jetë në të njëjtën datë me idhullin e tij

Në këto ditë të fundit, artikujt e të gjitha mediave botërore sportive lidhen me Diego Armando Maradonën. “Zotin” e futbollit e kishim në tokë dhe tani kishte mbërritur momenti për të shkuar në qiell. Gjithçka përbën interes kur flitet për legjendën e Argjentinës, madje në media po shkruajnë edhe për një koincidencë me datën e vdekjes. Maradona ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me Fidel Castron, duke e pasur si një nga shembujt e tij, madje duke i kushtuar edhe një tatuazh në trup.

Marrëdhënie e ngushtë mes tyre dhe si për rastësi kanë ndërruar jetë edhe në të njëjtën ditë, 25 nëntor. Për këtë arsye analistë të ndryshëm që nuk mund të qëndrojnë pa dhënë shpjegime mbi numerologjitë dhe rastësitë që ndodhin shpeshherë kanë dhënë komentet e tyre. Sa i përket marrëdhënies mes dy figurave të njohura për gjithë botën, Maradona e ka konsideruar si një baba për të Fidel Castron. Fundi i tyre i përket të njëjtës ditë… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online