Njeriu që do e mbajnë mend gjatë te Dinamo e Zagrebit! Dikur i eliminoi me Skëndërbeun dhe sot i mposhti me Ballkanin, Ilir Daja ka gjetur formulën ndaj kroatëve

Gjashtë vite më parë Skënderbeu u kualifikua për të dytën herë në grupet e Ligës së Europës dhe njeriu që qendronte në krye të bardhekuqve ishte Ilir Daja. Strategu i futbollit shqiptar qendisi planin e duhur për të eliminuar një klub me një histori të madhe nga pas, siç është Dinamo e Zagrebit. Megjithëse diferencat mes dy klubeve ishin të dukshme, korçarët dolën të pamposhtur nga të dyja përballjet me gjigantët e Kroacisë. Një barazim 1-1 në Zagreb dhe një barazim 0-0 në Shqipëri mjaftuan që Skënderbeu të priste biletën për në fazën e grupeve, pasi në atë periudhë vlente goli në fushën kundërshtare.

Sot, gjashtë vite më pas, fati e vendosi përsëri Ilir Dajën përballë Dinamos së Zagrebit, këtë herë në grupet e Ligës së Konferencës. Pavarësisht se kroatët paraqiten si favoritët në grupin C, në fushë diferencat u dukën të vogla. Daja tregoi sërish se jo vetëm e ka formulën e duhur anti-Dinamo, por e ka përsosur aq sa të arrijë edhe t’i mposhtë në lojë. Tre ballafaqimet mes tyre flasin të gjitha për trajnerin e Ballkanit, të cilin me shumë mundësi në radhët e Dinamos së Zagrebit do të mbajnë gjatë në memorien e kujtimeve të hidhura./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online