“Njëri për për të gjithë dhe të gjithë për një”, Tirana me video motivuese përpara ndeshjes së kthimit

Tirana barazoi me shifrat 1-1 ndeshjen e parë në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Lushkja barazoi rezultatin në minutën e 93-të kundër Dinamos së Batumit, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në raundin pasardhës. Klubi bardheblu ka shpërndarë mbrëmjen e sotme një video në faqen zyrtare në “Facebook”, ku shfaq imazhin e lojtarëve që ishin protagonistë në fushën e lojës në “Air Albania”.

“Njëri për të gjithë dhe të gjithë për një”, ka shkruar klubi kryeqytetas sipër videos së shpërndarë në rrjetet sociale. Një mënyrë e Tiranës për të mbajtur të motivuar lojtarët dhe për të tërhequr tifozët pas vetes./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *