Njëri ose tjetri, por kurrë të dy bashkë! Vëllezërit Shpendi janë rast i çuditshëm, tani shpërthen Stiveni

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Vëllezërit Shpendi në Itali janë një rast shumë i çuditshëm. Gjithmonë jemi mësuar që të shohim që kur luan mirë dhe shënon gola një lojtar, tjetri ngelet në hije. Të dy sulmues, por për fat të keq deri tani, forma e tyre nuk kulmon asnjëherë me të dy së bashku.

Në fillim ishte Stiven që shpërtheu te Cesena dhe më pas shkoi në Serinë A te Empoli, ndërsa Cristiani ishte në hijen e të vëllait. Më pas Stiveni rezultoi dështim te Empoli dhe Cristian po shpërthente me gola te Cesena. Kjo histori u përsërit disa herë dhe tani jemi në momentin që Cristian Shpendi po vuan për të gjetur golin në Serinë B te Cesena, ndërsa vëllai i tij, Stiven Shpendi, ka shënuar 3 gola në 4 ndeshjet e fundit me Empolin. /Sport Ekspres/