Shqipëria do të rikthehet dy herë në të njëjtën datë, 29 mars. Fillimisht janë kuqezinjtë e Rejës që do të zbresin në fushën e lojës për të matur forcat e tyre ndaj Gjeorgjisë. Kjo përballje do të zhvillohet në orën 18:00, teksa Gjeorgjia arriti të befasonte Bosnje Hercegovinën për të fituar në transfertë me shifrat 0-1.
Ndërkohë në orën 20:45 do të jetë momenti për të parë në fushë Shpresat e Alban Bushit. Kuqezinjtë e vegjël do të presin Anglinë U-21 për të matur forcat, ndërsa historia e kualifikimit dhe vendin të dytë është thuajse e pamundur. /Sport Ekspres/