“Njëherë na erdhën në portë dhe shënuan gol, kishin erën në favor”! Trajneri i Teutës: Luajtëm më mirë se Laçi, tani jemi në rrugën e duhur

Laçi i është kthyer barazimeve pas asaj përmbysje të madhe kundër Partizanit në kampionat. Në ditën e sotme, kurbinasit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 kundër Teutës. Por për pjesën më të madhe të ndeshjes, Laçi ishte në avantazh.

Kjo falë një perle të Kryeziut, i cili realizoi një gol ëndrrash në minutën e 24. Megjithatë në minutën e 86, Peposhi arriti që të gjente golin e barazimit, duke bërë që Teuta të dalë me një pikë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Martini: “Ishim më lart në lojë se kundërshtari, kishim më shumë dëshirë se kundërshtari. Por presioni i pikëve bën të vetën. Ashtu si shkoi loja, jam i kënaqur me pikën, por mendoj se kemi luajtur më mirë se kundërshtari. Kishim rastet tona në pjesën e dytë, ishim më shumë efikas me krosimet. Nëse do të shënonim më shpejt, mund të dilnim me tre pikët. Ekipi duket që është në rrugën e duhur. Njëherë na gjuajtën në portë të Laçit dhe na shënuan gol. Nuk na u afruan kurrë në portë, pavarësisht se ata e kishin erën në favor atje dhe ne e kishim kundër. Vllaznia apo Partizani? Shikoj Vllazninë më afër fitores në këtë moment”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online