Zhgënjimi për mungesën në Kupën e Botës ishte i madh për Bernd Lenon, por gjithsesi me Nojer kapiten dhe Ter Stegen në ekip, vajtja në Rusi do ishte një xhiro turistike.
Tani Leno ka të tjera impenjime, sepse sapo ka firmosur dhe është prezantuar si portieri i ri i Arsenalit. Është portieri i të tashmes dhe të ardhmes, sepse Peter Çeh është në fundin e karrierës dhe Leno garanton gjithçka. Ka pritur 9 penallti në Bundesligë dhe prej vitit 2014 vetëm Nojer ka mbyllur më shumë ndeshje pa pësuar gol, por të luash te Bajerni është si të mos jesh fare në fushë në shumë ndeshje.
Leno i kushtoi 7.5 milionë euro Leverkuzenit në vitin 2011, kur e pikasi tek ekipi i dytë i Shtutgartit dhe që atëherë Leno është kthyer në një ndër portierët më të mirë në qarkullim.
Tani Arsenali e blen për rreth 25 milionë euro më gjithë bonuse dhe Leno firmos kontratë 5-vjeçare, duke u bërë goditja e radhës për epokën Unai Emeri.
Ndërkohë, Leverkuzeni pret përgjigjen e Lacios për Strakoshën: 30 milionë euro ofertë, koha për të vendosur.