Në Angli janë mësuar me shpenzime të çmendura, madje dhe për lojtarë që pak kush i njeh. Lojtarë që blihen dhe nga ekipe të kategorisë së dytë, ose ndryshe “Championship”, deri në 20 apo 30 milionë euro, që janë shifra përtej logjikës për një kategori të dytë.
Pikërisht një shpenzim i tillë erdhi merkaton e verës nga Leister, të cilët transferuan Xhejms Medison nga Noruiç Siti, për shifrën e 20 milionë sterlinave. Një transferim, që nuk u prit dhe aq mirë në ambientin e tifozëve të Leister, të cilët besoj në këto 6 javë të para të Premier Ligë, duhet të kenë ndryshuar mendim 360 gradë.
Anglezi, i cili mban mbi shpinë edhe një numër të rëndë, siç është numri 10, duket se po i mbyll gojën çdo kritike mbi shifrën e shpenzuar për të, duke mahnitur në këto 6 javë të para të Premier Ligë. 6 ndeshje, 3 gola për djaloshin 21-vjeçar, i fundit ndaj Hadërsfilld, një perlë e vërtetë, siç dhe i takon një numri 10. Duket sikur një yll i ri po lind në Angli dhe të gjithë kanë filluar të flasin për të. Besimi i dhënë nga Leister po i jep frytet që në fillim.
Xhejms Medison, 21-vjeçar tashmë, e ka nisur karrierën për ekipin e qytetit të tij të lindjes, pikërisht Koventrin, ku dhe është aktivizuar për 3 sezone. U ble nga Noruiç në vitin 2016, ku spikati vetëm në sezonin e fundit, teksa u ble nga Leister këtë verë. Specialiteti i tij janë goditjet e dënimit, ku dhe ka shënuar disa gola me të vërtetë për “kornizë”. Disa prej perlave të djaloshit të talentuar i kemi paraqitur dhe më poshtë.
Mesfushori gjithashtu thuhet se ka shanse që mund të grumbullohet që në muajin tetor me kombëtaren e parë të “3 luanëve”. Ndërkohë Medison ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje me kombëtaren u-21.
Oh my. What a free kick by Maddison pic.twitter.com/s2gV22Ldqa
— Billy M (@Wideoverload) September 22, 2018
? | James Maddison’s free kick is Norwich’s fourth goal.pic.twitter.com/TLyGsBcL0L
(Via @CobhRamblersFC)
— Read Norwich (@ReadNorwich) July 5, 2017
???| We’ll never tire of this clip. James Maddison placing a free-kick perfectly for @AberdeenFC! ?? #TBT pic.twitter.com/8Q9XXVyq1k
— SPFL (@spfl) February 22, 2018