Një vit në hije, Llullaku ikën nga Kazakistani

Azdren Llullaku ndahet zyrtarisht me Astanën dhe me shumë gjasa ikën nga futbolli kazak.

Nje vit aspak pozitiv për anësorin ofensiv të kombëtares kuqezi, i cili e nisi vitin 2017 të Astana dhe më pas kaloi te Toboli.

Bilanc mediokër, 30 ndeshje e 1 gol, shumë larg pjesës së parë të sezonit 2016/17, kur në 20 ndeshje shënoi 16 gola në Rumani me Gaz Mezanin.

Tani 29-vjeçari ka zyrtarizuar largimin nga Astana dhe kërkon ringjalljen, sepse përndryshe rrezikon të humbasë vendin në kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *