Një tjetër trajner largohet në “Abissnet Superiore”, Vllaznia ndan rrugët me Memellin pas humbjes me Kukësin

Një tjetër trajner largohet nga detyrë në këtë sezon të “Abissnet Superiore”-s. Migen Memelli është i radhës që lë stolin. Vllaznia ka pasur luhatje në rezultate, teksa së fundmi u mposht edhe nga Kukësi, megjithëse këta të fundit luajtën me 10 lojtarë që nga pjesa e parë. Klubi Vllaznia njoftoi me anë të një komunikate për shtyp, përmes faqes zyrtare në “Facebook” se është gjetur mirëkuptimi për të ndërprerë kontratën me Migen Memellin. Klubi Shkodran falenderon trajnerin për punën e kryer dhe i uron suksese në karrierë.

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të dy palëve marrëveshjen me trajnerin Migen Memelli. Falenderojmë trajnerin për gjithë kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Vllaznisë. Pavarësisht pozicionit jo të mirë të renditjes aktuale te ekipit tonë, ne vlerësojmë maksimalisht përpjekjet, ndershmërinë, integritetin e trajnerit Memelli dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *