VIDEO/ Gjithçka nisi nga pasimi perfekt i Asllanit, Interi mposht Romën dhe merr kreun e renditjes

Interi rimerr kreun e renditjes së Serisë A. Zikaltrit kanë mposhtur minimalisht 1-0 Romën në “Xhuzepe Meaxa”. Një gol në minutën e 81-të mjaftoi për të marrë tre pikët. Aksioni i golit nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit.

Mesfushori shqiptar dha një top të gjatë nga gjysmëfusha e tij për Dimarkon. Pasimi ishte perfekt dhe topi përfundoi lehtësisht në zotërimin e Dimarkos. Ky i fundi shërbeu menjëherë në zonë, ku mjaftoi një prekje e lehtë e Turamit që topi të ndalej në rrjetë. Interi mori kështu tre pikë mjaft të vlefshme, të cilat e dërguan në vendin e parë në renditje me 25 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Juventusi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online