Një tjetër futbollist shqetëson Armando Cungun

Kukësi do të ndeshjet të dielën, në orën 16:45, në “Loro Boriçi” me Tiranën, sfidë kjo e vlefshme për javën e tretë. Trajneri Armando Cungu dhe skuadra e tij kanë një sfidë të vështirë, pasi rezultati i vetëm i pranueshëm në këtë sfidë është fitorja, pasi në dy javët e para verilindorët nuk kanë mundur që të marrin më shumë se një pikë, falë barazimit 1-1 në shtëpi me Laçin. Pas humbjes me Flamurtarit ujërat nuk janë shumë të qeta dhe një tjetër rezultat negativ mund të sjellë masa për stafin dhe lojtarët.

Tekniku shkodran nuk do të ketë të gatshëm për këtë ndeshje Stivi Frashërin, i cili është i pezulluar nga klubi, por me shumë mundësi dhe Donjet Shkodrën e Valon Ethemin që po ashtu janë dërguar në ekipin B.  Problemet duket se nuk mbarojnë këtu, pasi mësohet se dhe braziliani Uilliam Kordeiro Melo ka shfaqur probleme të  vogla fizike dhe është në diskutim për ndeshjen me bardheblutë.

Melo është një mbrojtës i djathtë, por tek Kukësi ai aktivizohet si një mesfushor i majtë, në mungesë të alternativave në këtë pozicion. Nëse Melo nuk ia del atëherë të vetmit lojtarë krahu në dispozicion të Cungut do të jenë Çyrbja dhe Kalaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *