Një tjetër emër në listën e talenteve të së ardhmes, Lleshi lë pas dëmtimin dhe gati të tregojë vlerat në Spanjë

Dëmtimi i gjatë është hedhur pas krahëve dhe tani është momenti për tu rikthyer më i fortë se kurrë në fushën e lojës. Kleandro Lleshi është gati të shfrytëzojë pjesën e mbetur të sezonit për të zënë vendin e tij në radhët e Kartagjenës. Futbollisti 21-vjeçar është një tjetër emër në listën e talenteve shqiptare që pritet të formojnë atë që do të jetë Kombëtarja e së ardhmes.

Mesfushori me tipare mbrojtëse ishte pjesë e Leganes në kampionatin spanjoll, ndërsa këtë sezon mban veshur fanellën e Kartagjenës në La Liga 2. Një kampionat ky i duhur për të treguar vlerat e tij e për të mbërritur te hapi i radhës në karrierë. Fati nuk ka qenë në anën e tij teksa pak muaj më parë një dëmtim do e linte jashtë fushe për një kohë të gjatë, por tashmë kjo periudhë e keqe ka përfunduar. Kleandro Lleshi është rikthyer përsëri nën urdhërat e trajnerit, që këtë ndeshjen e sotme e ka aktivizuar në minutat e fundit të ndeshjes, për të nisur pak nga pak inkuadrimin e tij në skuadër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *