“Pendohem që nuk drejtoj Realin? Vetëm për motin”, batutat e Klop: Në Spanjë vetëm për të kërkuar birrë

Mbrëmja e nesërme rikthen emocionet e Champions League, ku në fushën e lojës zbresin dy gjigantë të futbolli europian. Reali i Madridit dhe Liverpuli takohen sërish, por këtë herë jo në finalen e këtij kompeticioni si 3 vite më parë. Jurgen Klop ka qenë i pranishëm në konferencën e zakonshme për shtyp, ku nuk ka nguruar të tregojë anën e tij humoristike. Trajneri gjerman është pyetur nëse do të pendohej që nuk drejton Realin gjatë karrierës së tij, por tekniku i Liverpulit ia kthen me batutën se e vetmja arsye për tu penduar është moti i mirë i Spanjës.

“Ky Madrid nuk ka asnjë lidhje me atë në 2018. Më kujtohet loja. Të gjithë më pyetën një muaj më vonë nëse do ta ftoja Ramosin në ditëlindjen time të 60-të dhe unë i thashë jo. Tani do ta mendoja. Nuk mund ta rimarr atë zemërim, por unë tashmë thashë që nuk më pëlqente ajo që ndodhi atë natë. Nëse jemi më mirë, do të kalojmë dhe nëse jo, do ta kalojë Reali i Madridit.

A do pendohesha nëse nuk do drejtoja Realin? “Unë thashë nëse do të kisha në fund të karrierës sime vetëm tre klube që do të ishin Mainc, Borusia Dortmund dhe Liverpuli, atëherë nuk është edhe aq keq. Nuk do të pendohesha. Ju pyetët nëse do të pendohesha nëse nuk do të menaxhoja kurrë Real Madrid, nuk mendoj kështu. Por kur dola nga aeroplani sot pendohem që nuk jetojmë këtu sepse moti është shumë më mirë.

Me cilën skuadër spanjolle identifikohem më shumë? Duhet ta mendoj. Mendoj se do të ishte e përshtatshme për klubet e mëdha këtu, por spanjishtja ime është shumë e keqe dhe ka trajnerë të shkëlqyeshëm në pankinat e atyre ekipeve. E vetmja gjëja që mund të bëj këtu është të kërkoj një birrë. Në Majorka do të ishte mirë, të jetoja atje, ajo klimë…”, ka thënë me doza humori Jurgen Klop./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online