Një tatuazh që as vetë Neymari nuk e pëlqeu, sulmuesi i PSG-së i jep mijëra euro Richarlison-it për t’i hequr fytyrën nga tatuazhi

Richarlison ishte një protagonistët e këtij Botërori me Brazilin. Sulmuesi i Tottenham-it u përfol jo vetëm për golat e tij, por edhe për një tatuazh që u diskutua shumë te tifozët. Richarlison vendosi fytyrën e tij përkrahë Ronaldo fenomenit dhe Nejmarit në shpinë, ndërsa kishte edhe një mesazh për Pelenë: “E bëre Brazilin të buzëqeshë Pele”.

Por tatuazhi i tij ka pasur shumë persona që nuk e kanë pëlqyer, e mes tyre edhe vete Neymar-i. Sipas “Globo Sport”, futbollisti i PSG-së i ka dhënë bashkëkombasit të tij një shumë prej 30 mijë eurosh për t’i hequr fytyrën nga tatuazhi që ai mban në shpinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *