Një sulmues për Armando Cungun, futbollisti shqiptar gati për Kombëtaren

Talentet e futbollit me origjinë nga Shqipëria janë të shpërndarë në mbarë Europën. Një ndër ta është edhe Armand Musai. I rritur mes vendeve si: Gjermani, Hollandë apo Belgjikë, ai po mundohet të shfaqet në futbollin e madh dhe të bëjë emër. I ditëlindjes 16.10.2004, djaloshi po aktivizohet në Gjermani me ekipin e Deutz 05.

Një skuadër ku 18-vjeçari me origjinë nga qyteti i Durrësi po tregon vlerat e tij. Në rolin e një sulmuesi krahu, Musai spikat për shpejtësinë dhe teknikën e tij. Veçori që e dallojnë nga lojtarët e tjerë. Pavarësisht një dëmtimi që e ka shoqëruar gjatë këtij sezoni, sulmuesi ka ditur si të bie në sy duke shënuar gola dhe asistuar për shokët e skuadrës.

Performanca e tij nuk është lënë pa vërejtur nga drejtuesit e Viktoria Koln. Skuadra e njohur gjermane ka shfaqur interes për durrsakun dhe shumë shpejt pritet të formojë një ofertë zyrtare për të. Në të shkuarën Musai është aktivizuar edhe në Hollandë  me RBC dhe Unitas, në Belgjikë me Excelsior dhe në Gjermani me Borussia Lindenthal.

Patjetër që Musai do jetë edhe në vëmendjen e ekipeve kombëtare shqiptare, si edhe trajnerit të u-19 të Shqipërisë, Armando Cungu. Trajneri shkodran mund të gjejë një element cilësor tek durrsaku. Eksperiencat e Musait nuk mungojnë me kuqezinjtë pasi ai ka qenë pjesë e vazhdueshme e Shqipërisë u-15 dhe asaj u-17. Tashmë është rradha e u-19 për sulmuesin e ndoshta në të ardhmen edhe me kombëtaren e parë.  /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online