Një skenë rrallë në botën e futbollit, lojtari tërheq arbitrin nga bluza dhe mbyll para kohe finalen e Champions-it

Një skenë e rrallë në botën e futbollit vjen nga Afrika. Egjiptianët e Al Ahly-së barazuan me rezultatin 1-1 Wydad-in, por falë fitores 2-1 në përballjen e parë arriti të fitojë trofeun e Champions League-s së Afrikës. Megjithatë, më shumë se sa rezultati, ishte diçka tjetër që tërhoqi vëmendjen në këtë sfidë.

Lojtari El Shahat tërhoqi nga uniforma arbitrin kryesor të takimit. Veprimi që ndodhi në minutën e 42-të të ndeshjes ishte tërësisht i pakuptimtë dhe i pajustifikueshëm. Arbitri i ka treguar kartonin e verdhë lojtarët. Një vendim që ndikoi në vazhdimin e lojës për El Shahatin, pasi trajneri vendosi ta largonte nga fusha në minutat e para të pjesës së dytë, duke iu frikësuar një kartoni të dytë të verdhë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *