Pas Xherdan Shaqirit, kthehet në formacionin e Bajernit të Mynihut një shqiptar.
E ka radhën Meritan Shabani të luajë nga fillimi, në sfidën që do të luajë sot për kampionat Bajerni, kundër Frankfurtit.
Sfidë pa vlerë për bavarezët, që e kanë mendjen te ndeshja e kthimit kundër Realit në Champions League.
Për këtë arsye, Jup Hajnkes ka lënë pushim gjithë ekipin dhe sot do të luajnë shumë të rinj, mes të cilëve edhe djaloshi nga Kosova, i cili debuton në futbollin e madh.
? Unsere Aufstellung gegen Frankfurt! #MiaSanMia #FCBSGE pic.twitter.com/IlIEUCJL8l
— FC Bayern München (@FCBayern) April 28, 2018