Një shqiptar përfundon në Hong Kong, sulmuesi gjen oazin financiar

Shqiptarët e kanë në gjak emigrimin, kushtet e vështira në Shqipëri ndikojnë. Nuk i kanë shpëtuar këtij kompleksi as futbollistët. Sulmuesi lezhjan Ndue Mujeci është shembulli i qartë i kësaj rruge. Futbollisti ka firmosur në Hong Gokun e largët.

25-vjeçari ka firmosur me ekipin e Hepi Valej. Një ndër klubet më me histori në Hong Kongun e largët. Skuadra Hepi Valej militon në ligën e parë dhe nga ky sezon do të ketë në dispozicion dhe Ndue Mujecin. Të ardhurat ekonomike kanë ndikuar në kalimin e tij në Hong Kong, pasi dihet që provinca autonome brenda Kinës është mjaft e zhvilluar financiarisht.

Lojtari ka një karrierë me shumë ndryshime të forta, pasi ka luajtur në Bullgari, në Letoni, Qipron Veriore, ndërsa në Shqipëri ka provuar fanellën e Vllaznisë dhe Adës së Velipojës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *