Mediet italiane i bëjnë një analizë kundërshtarit, duke e nisur me kohën e themelimit, vështirësitë e shtypjes nga frika e nacionalizmit dhe revoltës. Në 2009-n gëzimi i parë, por Ecolog forcoi financat
Viti i themelimit: 1979. Ngjyrat sociale: Kuq e Zi, e thënë në italisht “rossoneri” (por në horizontal). Emri: Fudbalski Klub Shkëndija Tetovo. Do të vijojë në Maqedoni udhëtimi evropian i nisur dy vjet më parë, në Rumani, nga Milani i Vinçenco Montelës: shorti i Nionit ka prezantuar në rrugën kuqezi një pengesë jo shumë të vështirë, duke parë kundërshtarë si Crvena Zvezda apo AEK, me një histori të veçantë pas krahëve, e lidhur me një fill politik të ndërprerë në vitin 1991 me rënien e regjimit sovjetik dhe Pavarësinë e Maqedonisë aktuale.
Historia – E themeluar, pra, në vitin 1979, nga një grup qytetarësh shqiptarë të Tetovës, qyteti ku edhe do të luajë Milani, Shkëndija u gjend menjëherë e detyruar që të bënte llogaritë me opozitën e zyrtarëve të ish shtetit të vjetër Jugosllav, të frikësuar për një rilindje (nëpërmjet futbollit) të një ndjenje nacionaliste që mudn të sillte probleme e konflikte të brendshme (diçka që u verifikua disa vjet më parë). Pasi e nisi rrugëtimin me vullnet, sipas qëllimit të regjimit komunist, nga liga më e ulët, klubi arriti që të ngjitej shumë shpejt, sukses pas suksesi, duke shkuar në ligën e dytë dhe duke mos u ndalur por provuar ngjitjen drejt elitës dhe majës: një ngjitje, megjithatë, e ndalur nga ai Bashkim Sovjetik që që në fillim nuk e shihte me sy të mirë formacionin në fjalë, pasi mund të ishte një minë me sahat. Kështu, vendosi ta fshinte deri sa ra edhe regjimi sovjetik.
Rikthimi, që ndodhi muajt e shkuar dhe pa asnjë kundërshtar të pathyeshëm për t’u përballur, çoi Shkëndijën në një ngjitje më të ngadaltë, e cila në vitin 2009 solli edhe “parajsën” e kërkuar dhe titullin e parë kombëtar të historisë së fituar me vetëm një vit më pas, në një mrekullie sportive: buzëqeshje të errësuara nga një pronësi që, dy vjet nga fitorja në kampionat, u gjend me shpatulla pas murit dhe jo e aftë që të mbështeste ekonomikisht peshën e klubit, duke çuar shumë, elementë të rëndësishëm të skuadrës që të linin skuadrën.
Do të ishte ndërhyrja thelbsore e kompanisë Ecolog (e impenjuar në menaxhimin e strukturave dhe shërbimeve ambientale) dhe presidentit Destani, sidomos i kërkuar me zë të lartë nga Ballistët (ultrasit kuqezi), që rezulton edhe sot vendimtar për ekzistencën e klubit që qëndroi në majën e futbollit maqedonas, i thërritur në përballjen e vërtetë me një skuadër italiane.
Skuadra – E aftë që kalojë turin dhe t’i dhurojë vetes Milanin pas suksesit me përmbysje ndaj Trakait (lituanezët fituan 2-1 në sfidën e vajtjes në Vilius), me rezultatin 3-0 në Maqedoni, Shkëndija ende s’ka nisur kampionatin, të cilin e mbylli me vendin e dytë (pas krahëve të Vardarit) sezonin e shkuar. Mënyra se si skuadra luan është moduli taktik 4-2-3-1, të cilin e ka shumë përzemër trajneri Qatip Osmani, që ka një grup të ri për moshë (26,4 vjeç mosha mesatare), me kapitenin Ferhan Hasani, pikë e fortë e skuadrës. Hasani luan sidomos në krah të sulmuesit kryesor Ibrahimi, një tjetër element që duhet mbajtur parasysh në një fushë shahu që ka më shumë “ushtarë” maqedonas dhe vetëm pesë të huaj brenda saj: skuadra me dëshirë për të mrekulluar dhe gati, ashtu si Kraiova, për ta bërë entuziazmin armën kryesore. Kundër një gjiganti italian, ashtu është quajtur te adresa e Shkëndijës skuadra kuqezi, ku sfida e parë do të jetë në “San Siro”.