Lionel Mesi ka nënshkruar dhe besoi shumë te PSG për të vazhduar kapitullin e ri në karrierë. “Pleshti” argjentinas nuk vazhdoi me fanellën e Barcelonës për shkakun e rregullave që janë vendosur nga ana e La Liga-s. Kjo aventurë e re mund të ketë disa vështirësi për të hasur, por Mesi ka edhe familjen që i vjen në krahë për të kaluar pengesat.
“Një fazë e mrekullueshme përfundon, por hapet një kapitull i ri plot mundësi. Të gjitha ndryshimet janë të vështira në fillim, por së bashku do të shkruajmë historinë tonë”, shkruan Antonela Roccuzzo, gruaja e Lionel Messi. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram