Një rikthim në Madrid? Zidan i hap derën Kristiano Ronaldos: Mund të ndodhë, e njohim mirë

“Një rikthim i Kristiano Ronaldos në Madrid? Mund të ndodhë”. Kështu është shprehur Zinedin Zidan në një intervistë të dhënë përpara sfidës me Atalantën të vlefshme për Champions League. Trajneri francez lëshon një deklaratë të fortë në mikrofonin e “Sky Sport Italia“, ku nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të Ronaldos me fanellën e “galaktikëve“, duke i hapur kështu derën një ribashkimi me yllin portugez.

“Mund të ndodhë. Ne e dimë personin që është dhe gjithçka që ai ka bërë në Madrid, por ai është një lojtar i Juventusit dhe duhet ta respektojmë. Ne e njohim atë dhe unë kam pasur fatin ta stërvis. Ai është një sulmues mbresëlënës, ne do të shohim se çfarë përshtatet me të. E ardhmja? Ai është një lojtar i Juventusit tani dhe ata po e shijojnë”, ka thënë Zinedin Zidan./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online