Një rekord u ndal e një tjetër u vendos, adoleshenti i Luis Enrique bëhet lojtari më i ri në historinë e Spanjës

Spanja i dha fund rekordit të 37 ndeshjeve pa humbje Italisë, teksa fituan me rezultatin e ngushtë 1-2 mbrëmjen e sotme. Ferran Torres ishte firmëtari i kësaj sfide, ku me dopietën e realizuar prej tij, e dërgoi kombëtaren në finale të Ligës së Kombeve, që do të zhvillohet po në Itali.

Rekordi i 37 ndeshjeve pa humbje nuk ishte i vetmi që u thye brenda 90 minutave. Luis Enrique hodhi në fushë mesfushorin 17-vjeçar të Barcelonës, Gavi, i cili u bë lojtari më i ri në historinë e Spanjës. 17 vjeç e 62 ditë, Gavi ka thyer rekordin e Pedro Rogueiro, 17 vjeç e 161 ditë, i cili në vitin 1936 u aktivizua në fushën e lojës me fanellën e iberikëve./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *