Një rast i paprecedent ndodh në ndeshjen e Champions League, Ajax zvogëlon portën me 10 centimetra që të mos pësojë gol

Një situatë e paprecedentë është parë në ndeshjen e kthimit të Champions League për femra. Në Londër, Arsenali dhe Ajax barazuan 2-2, por femrat që mbrojnë ngjyrat e skuadrës nga veriu i Londrës para udhëtimit në Amsterdam ishin favoritë për të kaluar më tej. Lojtaret vendase ishin të vetëdijshme se do të ishte e vështirë të fitonin një kalim më tutje, ndaj dolën me një plan interesant, e zvogëluan portën me 10 centimetra!

Trajneri i Arsenalit, Jonas Eidevall, i njoftoi gjyqtarët në fillim të lojës se kishte diçka të çuditshme me portën dhe u kërkoi që t’i masin ato.Pas kontrolleve u konstatua se dy portat ishin 10 centimetra më të ulëta në lartësi se sa ishte përcaktuar nga IFAB. Ndaj mikpritësit u detyruan të rregullojnë lartësitë sipas rregullave dhe me insistimin e arbitrave. Kështu ndodhi dhe Arsenali përfundoi duke fituar 1:0. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online