Një princ në Gjirokastër, Dejvi Bregu shpallet Personazhi i Vitit

Në Gjirokastër kanë një Princ dhe ai është Dejvi Bregu. Vlonjati 22-vjeçar ka fituar zemrat e gjithë gjirokastritëve jo vetëm me lojën e tij të mrekullueshme, por edhe karakterin e veçantë, pasi bëhet fjalë për një person mjaft të qetë e të përulur, që nuk fluturon nga suksesi. Para pak ditësh i tha “jo” Flamurtarit, për të qëndruar në Gjirokastër dhe për të çuar deri në fund misionin e nisur, mbijetesën e Luftëtarit.

Ka shënuar 10 gola në vitin 2017 Bregu, 5 në sezonin aktual, ndërkohë që pasimet për gol nuk numërohen.

Në Gjirokastër i janë mirënjohës dhe dashurinë ia kanë shfaqur gjithmonë, por tashmë ka edhe një çmim për sulmuesin e talentuar, i cili është shpallur Personazhi i Vitit në Gjirokastër. Nderim më i madh nuk mund t’i bëhej, respekti i njerëzve është shumë më i rëndësishëm se një kontratë milionere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *