Një premtim nga bregdeti, talenti i radhës i futbollit durrsak që i përket mbrojtësve modern

Nga Endri Çinari

Futbolli durrsak ndër vite është njohur për nxjerrjen e futbollistëve të shumtë cilësorë. Madje në sezonet e fundit edhe Teuta, ka pasur suksese të mëdha me shumë lojtarë nga qyteti bregdetar. Një emër i ri që ka dalë në skenë së fundmi është Frensi Doko.

Vetëm 16 vjeç i ditëlindjes 19.01.2005, djaloshi durrsak duket se do jetë një futbollist me shumë të ardhme. I aktivizuar në rolin e qendër mbrojtësit, por edhe në atë të krahut të djathtë, ai konsiderohet si një nga elementët premtues të futbollit shqiptar. Me një fizik për tu admiruar për moshën e tij, por edhe me një shpejtësi dhe saktësi, Doko përfaqëson atë që sot mund të quhet mbrojtësi modern.

I aktivizuar në ekipin privat të Durrësi 04, Frensi ka spikatur me performancën e tij, në këtë mënyrë duke tërhequr edhe vëmendjen e specialitstëve të futbollit në Durrës. Patjetër që cilësitë e 16-vjeçarit janë vënë re edhe nga drejtuesit e FSHF dhe trajnerët e saj ku Doko ka qenë pjesë e vazhdueshme e grumbullimeve me kombëtaret u-15 dhe u-17.

Durrsaku është në hapat e parë të karrierës së tij dhe shumë shpejt ndoshta mund të bëjë edhe debutimin si profesionist. Gjithçka në të ardhmen varet nga këmbëngulja dhe dëshira e tij, pasi talenti duket se nuk i mungon. Duket se  sërish nga qyteti bregdetar do kemi një tjetër “djalë deti” për futbollin tonë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *