“Janë njerëz krenar, Anderlehti të bëj kujdes”! Ish-sulmuesi belg i Skënderbeut: Më pak tifozë se në Belgjikë, por bëjnë më shumë zhurmë

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, belgu Marin Ogunjimi, ka dhënë intervistë në mediat e vendit të tij sa i përket ndeshjes mes Anderlehtit dhe Laçit. Kështu Ogunjimi ka këshilluar skuadrën belge që duhet të bëjë kujdes në Shqipëri nga entuziazmi dhe krenaria e njerëzve.

“Rreziku për Anderleht qëndron në pasionin shqiptar. Si lojtarët ashtu edhe tifozët janë shumë krenarë. Ka më pak njerëz në tribuna sesa në Belgjikë, por tifozët bëjnë më shumë zhurmë. Në fushë, futbolli luhet me emocione dhe Anderlehti nuk duhet të përfshihet shumë në këtë drejtim”, thotë Ogumjimi  /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online