Një prej sulmuesve të huaj më të mirë që erdhi në Superiore, ish-futbollisti i Partizanit shkon në Serinë A

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Kaleb Ekuban duket e ka arritur marrëveshjen me Xhenoan. Ky është raportimi i fundit që vjen nga mediat prestigjoze në Itali. Ekipi i Serisë A ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin dhe gjithçka po shkon në rrugën e duhur me klubin e Trabzonsporin.

Por në fillim te Xhenoa duhet të mbyllin një shitje në merkaton e verës dhe të lirojnë vendin për Ekuban. Ky transferim do të ishte një tjetër kulmim në karrierën e futbollistit që erdhi më parë në Superiore duke mbajtur veshur fanellën e Partizanit, për t’u kujtuar si një prej sulmuesëve të huaj më të mirë që ka mbërritur në futbollin tonë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *