Tirana dërgoi tre lojtarë te Vorskla Poltava në Ukrainë. Taulant Seferi, Totre dhe Toli do të niseshin për të shkuar në elitën e futbollit ukrainas. Por aventura për të paktën një prej tyre, duket se do të mbyllet para kohe.
Totre nuk po gjen hapësirat që priste te Vorskla Poltava. “Infosport” raporton se futbollisti pritet që kthehet sërish te Shkëndija e Tetovës, ekipi ku e nisi përpara se të mbërrinte te Tirana. Gjithashtu edhe për Tolin ka pasur hapësira të kufizuara te Vorskla. /Sport Ekspres/