Divorci i Sebastian Vettel me skuderinë e Ferrarit ishte lajmi i javës për botën e Formula 1. Piloti gjerman largohet pa lënë shumë gjurmë me kokëkuqen. Dominimi i Mercedes dhe Hamilton ishin sfida më e vështirë për Vettel të cilit së fundmi iu shtuan edhe të tjera probleme. Në më pak se një vit, e gjithë vemendja e tifozëve u zhvendos tek i riu Leclerc. Piloti nga Monako surprizoi me paraqitjet e tij duke i bërë dalje katër herë kampionit të botës.
Situata e krijuar rreth e rrotull Vettel duket se do të shfrytëzohet nga ‘kundërshtarët’ e tij të jetës. Mercedes kërkon të arrijë të (pa)mundurën duke bërë bashkë dy kampionët e botës në Formula 1. Ka qenë kjo një dëshirë e çmendur Toto Wolff. Truri teknik i skuderisë gjermane mendon për një kontratë ndaj bashkëkombasit të tij. Ndoshta te Mercedes ndoshta te Aston Martin, një prej skuderive të tjera ku Wolff është bashkëpartner. Me interes mbeten javët në vazhdim nëse rivalët Vettel-Hamilton do të jenë shokë skuadre.
“Sigurisht, një shofer gjerman në një makinë gjermane do të ishte një histori e mirë e marketingut. Vetteli është padyshim dikush që është me të vërtetë i mirë, ai vë gjithçka në lojë. Ai mund të vendosë vetë nëse dëshiron të largohet ose bashkohet me një ekip tjetër, ka ende disa vende interesante për të shkuar. Ne po shohim se çfarë do të bëjmë me George Russell dhe më pas ekziston varianti i Vettel. Por kjo nuk është në krye të rendit të ditës për momentin, ne duam të përqendrohemi së pari në ekipin tone. Sebastian është një shofer i shkëlqyeshëm, ka personalitet të shkëlqyeshëm, është një avantazh për çdo ekip të Formula 1”- ka thënë Wolff./Sport Ekspres/