Armand Duka ka pritur sot në zyrën e tij një personalitet të njohur të artit shqiptar, Osman Mulën. Ky i fundit është një tifoz i madh i Vllaznisë, skuadër kjo që është një pikë e përbashkët mes tij dhe kreut të FSHF-së. Takimin mes tyre e ka bërë të ditur vetë Armand Duka, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook“.
“Një ditë e ve?antë kjo e sotmja ku pata kënaqësinë të prisja në zyrën time mikun tim dhe mikun e futbollit shqiptar Osman Mulën. Zhvilluam një bisedë të gjatë për futbollin shqiptar, Vllazninë, që është një pikë e fortë lidhëse ndërmjet nesh, dhe e informova Osmanin për projektet tona të ardhshme. Kënaqësi kur shikon personalitete të mëdhaja të artit që qëndrojnë gjithmonë afër futbollit“, shkruan Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/