Ka përfunduar ndeshja mes Partizanit dhe Laçit. Janë të kuqtë ata që dalin me tre pikë nga stadiumi “Elbasan Arena”. Takimi përfundoi me shifrat minimale 1-0. Një penallti në minutat e fundit të pjesës së parë përcaktoi edhe fituesin e kësaj sfide të rëndësishme ndaj dy rivalëve të drejtpërdrejtë për titullin kampion.
Skuka u rrëzua në zonë pas një kontakti me lojtarin e Laçit dhe gjyqtari kërkon ndihmën e VAR-it. Pas rishikimit të pamjeve, arbitri kryesor akordon penallti, e cilë shndërrohet në gol nga Skuka në minutën e 44-t. Rezultati mbeti i pandryshuar përgjatë gjithë ndeshjes, pavarësisht përpjekjeve të skuadrave. Partizani i Kolelës mer kështu një fitore të rëndësishme dhe bëhet i vetmi ekip që ka grumbulluar pikë të plota në këto dy javë të para të “Abissnet Superiore”-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/