Një panamez për Partizanin, “leçezi” Herrera në fokus

Pas sulmuesit Aiman Napoli, 28-vjeçarit që ka provuar të jetë edhe pjesë e Interit, një tjetër futbollist lakohet për t’u veshur i kuq dhe ai është mesfushori me tipare sulmuese, 25-vjeçari Erik Orlando Herrera.

Dy sezonet e fundit ai ka luajtur te Melfi dhe Paganeze si i huazuar nga Leçe, klub me të cilin i ka përfunduar kontrata këtë verë. 47 ndeshje dhe 10 gola numëron Herrera në dy sezonet e fundit në Lega Pro, ndërkohë që tashmë është lojtar i lirë dhe Partizani është një mundësi për të raporton “Gazetta Dello Sport”.

Lojtari nga Panamaja luan në të dy krahët e mesfushës, por edhe në qendër. Pozicioni i preferuar është krahu i djathtë, ndërkohë që në shkuarën e tij ka treguar se di edhe të shënojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *