Ndricim Shtubina nuk do të jetë më drejtori i Egnatias. Një ndryshim i papritur ka ardhur së fundmi nga kjo skuadër. Gjithçka është mësuar nga vetë Shtubina që ka publikuar një story në Instagram.
“Nuk do të jem më drejtor sportiv i Egantias. Këtë gjë po e bëj për të mirë të klubit dhe për respektin ndaj presidentit. Për mua nuk është vetëm president, por vëlla. Nuk i harroj gjërat që ka bërë për mua.
Jam krenar për këtë skuadër, me këta djem, super lojtar dhe super djem. Nuk kam asnjë dyshim që ky ekip shkon në Europë. Nuk do largohem nga klubi, presidenti më ka ofruar post tjetër, më duhet ta mendoj”, shkruan Shtubina. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/