Aleksander Ceferin i ka zgjedhjet e fituara në UEFA pa nisur akoma, nuk kishte asnjë kandidat tjetër

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin, nuk do të ketë kundërshtar në zgjedhjet e prillit për kryesinë e re. UEFA njoftoi sot në faqen e saj të internetit se asnjë kandidat tjetër nuk kishte dorëzuar aplikimet e tyre deri në afatin e fundit. Zyrtari 55-vjeçar slloven me shumë gjasa do të marrë një mandat tjetër.

Ceferin e kishte deklaruar se do të kandidonte për mandatin e tretë te UEFA. Ai u zgjodh në vitin 2016 duke zëvendësuar Platini. Në vitin 2019 do të konfirmohej si president pa kundërshtar dhe e njëjta gjë pritet të ndodh edhe këtë herë, teksa në 5 prill do të mbahen zgjedhjet në Lisbonë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online