Një nder për Tiranën ose shkatërrimi i gjithë sezonit! Partizani mes dy rrugëve “të këqija”, por Gaz Demi e tha hapur

Nga Klaudio Ndreca

Partizani do të përballet kundër Kukësit në fundjavë dhe flitet për kryendeshjen e së dielës. Me shumë kuriozitet pritet që të shihet ky takim nga ana e sportdashësve. Rezultati i nxjerrë nga ana e kësaj ndeshje për të kuqtë, do të jetë verdikti “i keq”. Nëse do të fitohet ndaj verilindorëve, praktikisht Partizani i jep një dorë të madhe Tiranës në rrugën për titullin kampion.

Kështu do të ishin 12 pikë distancë nëse bardheblutë do të bëjnë sërish “detyrat e shtëpisë”, kur do të mbeteshin edhe 8 takime. Pra shpresat e Kukësit do të veniteshin jo pak në këtë drejtim dhe misioni i titullit kampion do të ishte i mbyllur.

Nga ana tjetër, një fitore e Kukësit do të ishte shkatërrimi i sezonit për Partizanin. Në vazhdën e kritikave të pafundme për rezultatet negative të marra që nga drejtimi i Sormanit, kjo do të ishte një goditje për objektivin e Europës. Gjithsesi Gaz Demi e ka thënë qartë se ka uruar presidentin Halili në mënyrë të parakohshme për titullin e Superiores. Pra Partizani kërkon me ngulm kthesën që nga ndeshja e radhës ndaj Kukësit, për të ngjallur sadopak optimizëm, megjithëse do afronte edhe “rivalët e përjetshëm” më tepër me titullin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online