Ideja e FIFA-s për të organizuar Kupën e Botës çdo dy vite ka ndeshur në kundërshtim të madh, por instanca më e lartë e futbollit botëror nuk heq dorë. Sipas “El Larguero”-s, FIFA ka njoftuar një pjesë të madhe të Federatave me projektin e ri që është planifikuar të vihet në jetë në vitin 2026.
Qeveria e futbollit botëror argumenton se nëpërmjet planit të tyre do të ulen distancat e udhëtimeve. Si shembull këtu sjell Leo Mesin, që nga ka udhëtuar plot 324’568 km përgjatë 4 viteve të fundit, ndërsa për të njëjtën periudhë kohore do të udhëtojë rreth gjysmën e kësaj distance.
FIFA vjen edhe me një ide që do të ishte risi e madhe në futbollin modern, teksa pretendonqë që muaji mars dhe ai tetor të jetë i dedikuar vetëm për Kombëtaren. Gjatë këtyre dy muajve do të luhen nga 7 ndeshje me ekipet kombëtare, për të shkurtuar kështu ndërprerjet e shpeshta të kampionateve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/