Murinjo, çfarë ishe duke folur? Video që te stafi i Romës kanë harruar ta shohin, Marash Kumbullën nuk e njohin ende

Roma humbi ndeshjen e së dielës mbrëma, ku përballë kishte Juventusin. Pas paraqitjes perfekte me kuqezinjtë, të gjithë tifozët shqiptarë prisnin ta shihnin Marash Kumbullën titullar ndaj “zonjës së vjetër”. Por diçka e tillë nuk ndodhi. Jo vetëm që nuk u preferua nga Murinjo, por ky i fundit madje ironizoi për stolin që kishte në dispozicion kundër bardhezinjve. Tundja e kokës dhe mimika e portugezit tregonin qartë se Kumbulla dhe mbrojtësit e tjerë në pankinë nuk e bindin.

Një çudi më vete kjo, duke pasur parasysh faktin se Roma shpenzoi plot 30 milionë euro për atë që shihej si një nga talentet më të mëdha në Serie A, Marash Kumbullën. Te Roma duket se nuk e njohin ende mbrojtësin shqiptar, që vetëm pak ditë më parë i mahniti të gjithë me lojën perfekte kundër Polonisë. I vëmendshëm, i pozicionuar mirë në fushë, çdo duel në ajër e në tokë i fituar, Kumbulla bëri gjithçka mirë në “Air Albania”, duke bërë që Levandovski të përjetojë një nga netët më të errëta në karrierën e tij. Një përmbledhje e asaj çfarë lojtari kuqezi shfaqi në fushë me Kombëtaren është pikërisht videoja që te stafi i Romës kanë harruar ta shohin./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online