Një mrekulli Krishtlindjesh ndodh në Australi, futbollisti u zgjua nga koma pas disa muajsh

Një mrekulli Krishtlindjesh ka ndodhur në Australi! Futbollisti Danny Hodgson ndodhej prej thuajse gjysmë viti në koma. Pasi u sulmua nga një adoleshent në rrugë, Hodgson kishte fatin e keq pasi përfundoi në beton duke dëmtuar kokën dhe pas saj, nisi hemorragjia në tru.

Fatmirësisht ambulanca erdhi në kohë për t’i shpëtuar jetën, por Hodgson ishte prej muajsh në koma. Në këto kohë të Krishtlindjeve mbërriti edhe lajmi më i mirë për familjen, pasi lojtari australian u zgjua. Për më tepër që 26-vjeçari mori leje nga spitali për të festuar Krishtlindjen dhe dhuratën më të bukur që i erdhi për këto festa me familjarët e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *