Epike/ Amerikanët dhe futbolli! Në NBA ishte i ftuar special ylli i madh i Real Madrid, çuditet se…nuk e njeh askush (VIDEO)

Amerikanët nuk kanë një marrëdhënie të mirë me futbollin dhe kjo është e ditur pasi nuk është sporti i tyre i preferuar. Por surpriza e pakëndshme që ka marrë ylli i ri i Real Madrid, është një dëshmi tjetër dhe e qartë se amerikanët nuk lëvizin nga tradita e tyre.

Vinicius Junior ka zgjedhur që t’i kalojë pushimet e Vitit të Ri në Amerikë, teksa shkoi në Miami për të ndjekur një ndeshje të NBA të ekipit Heat. Junior është taktuar me të gjithë lojtarët e këtij ekipi, por nga publiku, nuk e njihte askush.

Prezantuesi ka thirrur në sallë emrin e yllit të Real Madrid teksa u shfaq edhe në ekranin e madh duke përshëndetur publikun. Por asnjë nga tifozët nuk reagoi në atë moment duke treguar qartë se nuk e njihnin Vinicius Junior. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online