Një motor mangët, Flamurtari në Korçë pa zbulimin e sezonit

Të premten në mbrëmje në Korçë do të luhet një nga ato ndeshje që rëndom quhen finale, por që vlejnë edhe më shumë se aq, kur përballë vihen Skënderbeu e Flamurtari, dy rivalë të egër në dekadën e fundit.

Flamurtari nuk ka shfaqur ndonjë ambicie të hapur për titull, sepse është sezoni i parë me projekt serioz e afatgjatë, me një skuadër të ndërtuar në mënyrë mjeshtërore nga Shpëtim Duro, i cili e pranon se nuk është ende momenti për të tentuar sulmin drejt titullit, me Skënderbeun që ka një skuadër goxha me të konsoliduar, me eksperiencë e mentalitet fitues.

Megjithatë, e premtja është vendimtare, sepse fitorja e Skënderbeut mbyll garën për titull, ndërsa fitorja e Flamurtarit e hap përfundimisht atë dhe askush nuk do të fshihet më, në Vlorë do i futej seriozisht betejës për titull.

Lajmi i keq për kuqezinjtë është jo thjesht të luajturit në një fushë ku nuk fitojnë prej shumë vitesh, por edhe mungesa e një lojtari shumë të rëndësishëm si Lansinet Sidibe.

Afrikani shkoi në verë në Vlorë, se bashku me Seku Kamaranë, por e bindi menjëherë Duron, i cili i tha Sinan Idrizit se këta lojtarë i donte patjetër në ekip.

Që atëherë, Duro e ka kthyer Sidibenë në një pikë kyçe të formacionit kuqezi, një dige para mbrojtjes, por që merr pjesë edh ene aksionet sulmuese vlonjate.

Të premten Sidibe nuk do të jetë, kartoni i verdhë i marrë në Kukës në minutat e fundit të ndeshjes, pasur nga një i kuq, e lë jashtë super ndeshjes në Korçë.

Zgjidhja logjike duket avancimi i Pollozhanit në mesfushë, por veterani është përshtatur shkëlqyeshëm në qendër të mbrojtjes, aty ku do të kthehet edhe Ditmar Bicaj, ndërsa po kthehet në nivel të mirë fizik edhe Franc Veliu. Mbrojtja duket top, por duhet gjetur zëvendësuesi i duhur për Sidibenë, në Korçë ai duhej patjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online