Ditëlindja e helmuar, Guerrils nuk mund të festojnë

Dramatike ajo që po ndodh me Partizanin, që duket se po humbet pjesën më të rëndësishme, tifozët në stadium. Suksesi në fushë ka kohë që mungon, por deri para pak kohësh tifozët, sidomos ata ultra, ishin grup me skuadrën, duke shkuar më qindra edhe në transfertë të largëta si Kukës, Gjirokastër e Vlorë. Po tani? Guerrils nuk janë në stadium, nuk e ndezin si zakonisht dhe nuk festojnë as ditëlindjen e klubit legjendar. Tifozët janë të lodhur, nga pritja, nga tallja e policisë për hyrje me kartë identiteti si në asnjë stadium në Shqipëri, nga gabimet pa fund të drejtuesve që bëjnë e zhbëjnë gjithçka çdo 5 muaj, ndërsa sulmojnë federatën, rivalët, arbitrat, diellin…

Guerrils kanë thënë MJAFT MË, ditëlindja nuk mund të festohet në këtë situatë, pasi Partizani nuk është më klubi i tifozëve…

DEKLARATA E GUERRILS

“Në përvjetorin e 72-të të themelimit të klubit Partizani do ishte ideale sikur tifozeria të mundohej që me një koreografi te arrinte të nderonte sado pak arritjet e sukseset e një klubi me një histori të lavdishme e një fanelle të rëndë. Te nderonte klubin qe është ngritur mbi domethënien e gjithëpërfshirjes dhe jo te përjashtimit. Pra një klub qe i kalon kufijtë lokale, madje ne disa raste dhe kombetare, është klubi i te gjithëve . Një klub qe është “Legjenda e futbollit shqiptar” dhe “Nderi i kombit”. Por ne këtë përvjetor klubi ynë ka marre një hije tjetër, ai është përjashtues përderisa ne rastin me te mire mendojmë qe drejtohet nga njerëz te paafte dhe ne rastin me te keq nga njerëz dashakeqes qe kane qëllime te caktuar dhe Partizanin kërkojnë ta përdorin. Ne rastin me te mire presidenti i klubit nuk merr vesh nga futbolli, ne rastin me te keq ai nuk di se ç’kuptim ka Partizani. Ne rastin me te mire drejtori, vëllai i kryeministrit, nuk e kupton se çfarë rëndësie kane tifozët ne një ndeshje futbolli, ne rastin me te keq ai është pale me represionin policor dhe lënien jashtë me dashje te tifozëve. Ne rastin me te mire trajnerë, lojtare Moxha e poça brenda klubit janë hajvanë, nuk dine ku kane ardhur e ku do shkojnë, ne rastin me te keq janë një tufe intrigantësh qe duan te hajnë njeri tjetrin.

Sot stadiumi është pa Guerrils, se Guerrils nuk pranojnë te paragjykohen te etiketohen dhe te trajtohen si kriminele. Ne rastin me te mire policia është e paafte ne rastin me te keq represioni është i mirëmenduar.

Nga e gjithë kjo situatë, në rastin më të mirë humbim ne, në rastin më të keq humb Partizani!

Ultras Guerrils, ndryshe ata që nuk e rruajnë për askënd, qoftë polici a politikë, federate a kollarexhinj, qoftë për ata djathtas po sidomos për ata hipokritet në tribune Vip majtas”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online