Atletiko e Madridit i ka uruar mirëseardhjen Diego Kostës me një fitore 2-0 sot ndaj Seviljes, suksesi i dytë në dy ndeshje në stadiumin e ri Wanda Metropolitano.
Një ndeshje aspak e thjeshtë, ndaj rivali në formë, por që Atletiko e zgjidhi në mënyrën perfekte. Sfidë me dy fytyra, sepse pjesa e parë pati shumë pak raste e lojë, pa një skuadër dominuese. Ndërkaq, në pjesën e dytë Karrasko shënoi menjëherë për Atletikon dhe ishte goli vendimtar, sepse Sevilja nuk pati më forcë të reagonte dhe Grizman mbylli gjithçka në minutën e 69-të.
Fitore e çmuar për Atletikon, që në mungesë të Realit, për momentin, merr rolin e sfiduesit të Barcelonës.