Vllaznia qetësohet, pikë me vlerë në Gjirokastër

0

Pritej diçka më shumë në aspektin e lojës, por nuk jemi Premier Liga angleze, ta flemë mendjen. Luftëtari e Vllaznia kanë barazuar 0-0 sot në Gjirokastër, në një ndeshje pa shumë histori. Një pikë e kërkuar me ngulm nga të dyja palët, që bënë shumë pak për të fituar, duke pasur frikë nga pësimi i golit.

Vllaznia ishte jo e qetë pas humbjes kundër Teutës dhe zërave për probleme me financat, dnaj një barazim i vlente shumë, ndërsa nga Luftëtari pritej më shumë, pas suksesit në Laç.

Megjithatë, ishte skuadra shkodrane që goditi shtyllën në pjesën e parë me Pjeshkën dhe humbi një rast të artë me Ribajn, ndërsa Luftëtari nuk bëri shumë dhe në fund të 90 minutave ishte rezultati më i drejtë, në një ndeshje jo të bukur.

Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

LUFTËTARI – VLLAZNIA         0-0

Luftëtari: Miraka, Toledo, Beqiri, Rapo, Rapa, Ramadani (Hoxha 80′), Aleksi, Brahimaj (Rroca 66′), Bregu, Abazaj, Nunjez (Lamçe 60′). Trajner: Daniel Fernandez

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku, Krymi, Bardulla (Vucaj 78′), Hasani, Lika, Çinari (Kalaja 82′), Ribaj (Atsina 87′). Trajner: Armando Cungu

Kartonë të verdhë: Marku 30′

Arbitra: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Erind Burgu, Laver Alla

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.