Intervistat/ “Penallti? Do bërtas më shumë“!, Mala flet për problemet me klubin: I kemi lënë pas ato të vitit të kaluar

0

Është mbyllur java e 5 e Kategorisë Superiore. Kanë shpërthyer golat në 2 ndeshjet e orës 16:45, ku Partizani shkatërroi me shifrat 4-0 Skënderbeun, ndërsa Vllaznia pëson humbjen e parë të sezonit kundër Kukësit me shifrat 2-4. Spektakli dhe emocionet nuk kanë munguar aspak për të gjithë tifozët, të cilët kanë parë një futboll të bukur ditën e sotme. Pas përfundimit të dy takimeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport”.

Mala (Partizani): “Jemi shumë të lumtur, sepse i kemi lënë pas ato që kanë ndodhur vitin e kaluar. Jemi shumë të kënaqur për rezultatet. Normalisht, do mendojmë për ndeshjen e radhës dhe shpresoj të kemi nga këto gjërat e bukura edhe ndaj Tiranës (goli dhe asisti). Kemi ndryshuar ritmin e stërvitjes dhe atë të ndeshjes. Kemi krijuar një frymë të mirë grupi. Po bëjmë maksimumin dhe jemi aty ku duhet të jemi. Penalltia? Mendoj që hidhem lehtë. Kishte kontakt më shumë se në ndeshjen e shkuar. Nuk e di, mendoj që ishte penallti. Ndeshjen e ardhshme do bërtas. Ne na kënaqin 3 pikët në derbi, si 1-0 , si 5-0 nuk është problem. Nëse vjen mundësia pse jo, por jemi të kënaqur me 3 pikët“.

Ibrahimi (Kukësi): “Doja ti përgëzoja të gjitha klubet që kemi luajtur deri tani. Bashkarisht treguam karakter. Të ngrihesh pas atij rezultati tregon se ka harmoni në grup. Asnjëherë nuk më ka ndodhur të luaj ndeshjet në një stadium jashtë qytetit. Kjo është hera e parë. Shpresojmë të përfundojë sa më shpejt stadiumi i Kukësit. Të gjithë e dimë se çfarë tifozësh ka Kukësi. Presidenti na ka përgëzuar gjatë gjithë kohës, edhe kur kemi humbur, pasi e dinte se ekipi është mjaft i mirë“.

Brariç: “Luftuam mirë. Sot ishte humbja e parë për ne. Nuk jemi të lumtur, por duhet të mësojmë prej saj. Na pret ndeshja tjetër, nuk ka kohë për të vajtuar këtë ndeshje. Jemi pak të zhgënjyer. Kemi marrë goxha pikë dhe ishim në krye. Nuk mund të fitojmë gjithmonë, do i analizojmë takimet. Nuk dua të flas për gjëra individuale. Ne jemi një ekip. Fitojmë bashkë dhe humbasim bashkë. Duhet të ringrihemi. ”

Ahmataj (Skënderbeu): “Kur ka shumë ndryshime jo çdo gjë shkon mirë. Ekuilibrat u prishën nga dy goditje standarte. Kemi lojtarë të talentuar dhe që i duhet kohë të vijnë atje ku duhet dhe për të marrë vazhdimësi në ndeshje”.

Hallaçi (Kukësi): “E kishim përgatitur ndeshjen për ta fituar. E kemi parë shumë herë në video skuadrën e Vllaznisë. I kisha thënë skuadrës që edhe nëse marrim një gol nuk duhet të dorëzohemi. Skuadra po bindet dhe po na dëgjon. Kemi një disiplinë taktike. Kemi edhe lojtarë të rinj që po i fitojmë çdo ditë. Kemi fituar një ndeshje të madhe. Ishte një ndeshje që tregoi shumë gjëra. Me profesorin flasim vazhdimisht, sepse është trajneri i parë. Kuptohemi mirë dhe kemi krijuar gjëra mjaft pozitive. Profesori është pak larg, por me zemër dhe shpirt jemi shumë afër. Debi? Është ende herët për të parë si del Partizani dhe Tirana. Duhet të shohim veten tonë. Sa i përket portierit Xhika, ia kam thënë hapur se janë luks shumë i lart dhe mund të luajnë të gjithë në formacion. Por normalisht askush do i shpëtojë pankinës”.

Daja (Partizani): “Një rezultat i tillë ndoshta ka edhe pjesë, ku ndoshta lojtarët nuk kanë atë motivimin maksimal. Kemi një anë psikologjike dhe gëzojmë një kondicion të mirë. Kemi disa ndeshje që nuk pësojmë dhe sot shënojnë gol të 4 sulmuesit tanë. Por kemi lojtarë që kur japin maksimumin vështirë të përballohen. Shkojmë në derbi në një kondicion të mirë, por derbi është një gjë tjetër. Unë besoj se do jetë një periudhë kalimtare për Skënderbeun. Kur jam në ndeshje dua të fitoj me ekipin që drejtoj, tani me Partizanin. Ky është profesion. Por besoj se Skënderbeu nuk do jetë në këtë pozicion, do e kapërcejë. Unë kam 4 derbi. Nuk e kam fituar, por kam humbur vetëm 1”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.