Një mësim pa pasoja, sa me fat janë kuksianët!

Kur sheh statistikat e ndeshjes ndërmjet Valetës dhe Kukësit të shkon nëpërmend vetëm një frazë: “Sa ekip kot mund të jenë maltezët kur nuk arritën të fitonin me aq shumë supermaci në 180 minuta?”. Realisht, Kukësi ishte me fat, me shumë fat.

Nuk e meritoi kalimin, por për fatin e tyre të mirë dhe futbollit shqiptar, skuadra verilindore e mori mësimin pa pasoja. Dzaria arriti të shënote golin vendimtar duke siguruar kualifikimin historik. Kukësi arketën 1.2 milionë euro, ndërsa mund të tentojë dhe më shumë.

Më në fund, presidenti Safet Gjici mund të qetësohet pak, pasi ka arritur të nxjerrë shpenzimet e ekipit, madje të fitojë diçka më shumë. Në harkun kohor të 2 muajve, arkat e klubit do të pasurohen me rreth 2 milionë euro. 700 mijë nga shitja e Sindrit Gurit dhe 1.2 milionë nga kompeticionet europiane.

Megjithatë, për Gjicin është e pafalshme që të gabojë aq shumë në merkato. Nuk e lëmë Nexhipin pa faj, pasi dhe ai ka përgjegjësitë e tij, por të afrosh aq shumë futbollistë dhe të ndryshosh krejtësisht fytyrë, është “boomerang” i rrezikshëm. Ashtu ndodhi, Kukësi ishte skandaloz në fushën e lojës dhe u dominua nga Valeta. Shpresojmë që klubet shqiptare të zënë mend dhe të kuptojnë se nuk mund të ndryshojnë fytyrë çdo 6 muaj, merrni shembull nga bota, pasi ne e dimë çfarë niveli kemi.

One thought on “Një mësim pa pasoja, sa me fat janë kuksianët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *